mbushje estetike

Mbushja Estetika

Në ditët e sotme secili ka të drejtë të kërkoj një buzëqeshje perfekte. Falë vetëdijësimit të njerëzve për kujdesin shëndetësor dhe estetikën, është vënë në re edhe kujdesi dentar sikurse pesha truprore ideale apo vlerat e tjera shëndetësore pa diskriminim gjinor. Tani, vizitat stomatologjike bëhen jo vetëm për shkak të prishjes së dhëmbëve, por gjithashtu për të pasur një buzëqeshje brilante.

Me zhvillimin e metodave dhe materialeve të reja në fushën e stomatologjisë, nëpërmjet mbushjeve estetike si në dhëmbët e përparme, ashtu edhe në dhëmbët e pasme përfitohen buzëqeshjet estetike dhe natyrale. Mbushja estetike i referohet mbushjeve të përshtatura sipas ngjyrës origjinale të dhëmbit të pacinetit, i cili vizualisht nuk mund të dallohet nga smalti natyral i dhëmbëve. Karakterizohet me mundësinë e formësimit, ngurtësohet nën ndikimin e dritës halogjene si dhe lidhet kimikisht me dhëmbin.

OFERTË SPECIALE

Rezervo një vizitë falas!

Endodontia

Endodontika është dega e specializuar e stomatologjisë moderne që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin pulpën e dhëmbëve dhe indet peri-radikulare të dhëmbit.Shkaku më i zakonshëm i dëmtimit të pulpës është kariesi i agravuar i dhëmbëve, një frakturë që ekspozon pulpën ndaj infeksioneve bakteriale, depërtimi i kariesit nën mbushjet e vjetra, kurorat, dhe herë pas here nga komplikimet e sëmundjes parodontale.

endodontia

Teknologjia e sotme na lejon të përcaktojmë gjatësinë e rrënjës, instrumentalizimin dhe mbushjen e saj. Dhëmbi i trajtuar endodontikisht në rast të dëmtimit shumë të madh të kurorës,do të rikonstruktohet me vidë të cementuar në pjesën e jashtme dhe më pas do të inkapsulohet për arsye estetike dhe për të parandaluar cfarëdo lloj frakture(dhëmbi i devitalizuar, në fakt, është gjithmonë më i brishtë se dhëmbi normal).

Terapia

× How can I help you?