Proteza fikse Dentare:

Proteza fikse zëvendëson elementët dentar natyral me punime definitive dhe të qendrueshme (fikse). Këtu përfshihen fasetat, këllefet (zëvendësues artificial të vetëm një dhëmbi) dhe urat (zëvendësues të më shumë elementëve dentar) të çementuara në shtylla mbështetëse (dhëmbë ose rrënjë), dhe si rrjedhim janë fikse dhe nuk mund të levizen nga pacienti.

Proteza të lëvizshme ose klasike

Protezat e lëvizshme zëvendësojnë një pjesë ose të gjithë harkun dentar dhe mund të hiqen dhe vihen nga pacienti me qëllim kryerjen e higjenës së përditshme.
Protezat e levizshme ose Klasike mund të jenë:

– të pjesëshme: të fiksuara nëpermjet disa ganxhave tek dhëmbët natyral ose implante, dhe zakonisht kanë një skelet metalik nga marrin dhe emrin të skeletuara. Prania e lidhjeve metalike siguron një qëndrueshmëri më të lartë dhe funsksion mastikator më të mirë.
– totale: në mungesë të dhëmbëve apo rrënjëve natyrale, proteza totale rezinë zëvendësojnë një ose të dy harkadat dentare duke u mbështetur vetëm në mukozat dhe kockën e nofullave të pacientit.

Edhe pse qëndrueshmëria e këtyre protezave kompromentohet nga rezorbimi gradual i kockave (aq sa mund të kërkoj edhe ribazime të përsëritura nga dentisti) dhe forca kafshuese është më e vogël krahasuar me zgjidhje të tjera protetike, protezat totale paraqesin edhe sot një zgjedhje ekonomike dhe jo shumë të komplikuar për të rivendosur funksionin oral të pacientit. Përdorimi i materialeve inovative (rezinë dhe qeramik) garanton qëndrueshmërinë funksionale dhe estetike të rezultatit.

OFERTË SPECIALE

Rezervo një vizitë falas!

Proteza fikse mbi implante

Teknika implantare parashikon zëvendësimin e një, disa, ose të gjithë harkut dentar nëpërmjet vendosjes kirurgjikale të shtyllave prej titani tek të cilët ankorohen dhëmbët në mënyre përfundimtare.Përdorimi i këtyre shtyllave artificiale të integruara në kockën e nofullave bën të mundur ruajtien e shëndetit të dhëmbëve natyral që janë akoma në gojë (që do të zvogëloheshin në rast se do të vendoseshin ura) dhe garanton qëndrueshmëri të plotë.

Implantologjia përfaqëson sot zgjidhjen më të mirë për reabilitimin funksional dhe estetik të kafshimit.Aplikimi i fasetave (Veneer) në dhëmbët natyral anterior, është teknika që lejon korrigjimin e problemeve estetike të shkaktuara nga fraktura, anomali forme dhe madhësie, anomali pozicioni (p.sh. një hapësirë e madhe midis dhëmbëve) apo nga anomali të ngjyrës.Fasetat përbëhen nga një shtresë e hollë porcelani e ngjitur mbi sipërfaqen e përparme të dhëmbit: bëhet fjalë për një ndërhyrje minimalisht invazive, që siguron një rezultat estetik të shkëlqyer dhe të qëndrueshëm në kohë.Prane Klinikës Dentare Lako të gjitha punimet protetike realizohen me materialet më inovative për të garantuar një trajtim funksional dhe estetik të cilësisë së lartë.

proteza dentare

Protezat dentare të fiksuara në dhëmbë natyralë

E quajtur në gjuhën kolokuale “urë”, kjo protezë është e çimentuar në dhëmbë natyralë, të cilët veprojnë si një shtyllë. Kurora metalike-qeramike ose zirkoni-qeramike përdoren për protezat në dhëmbë natyralë.Në dhëmbët natyralë, të cilët duhet të mbështesin kurorat e dhëmbëve artificialë, ato aplikohen në anët e brendshme, në mes të së cilës dhëmbi që mungon do të futet me përpikëri.

Proteza All-On-6

Të 6 implantet janë proteza të përhershme që përdorin 6 implante të harkut dentar. Në një seancë të vetme – ose në çdo rast brenda 24 orëve – pacienti do të ketë një protezion të përkohshëm, i cili më pas do të zëvendësohet, pas rreth 3 muajsh nga ndërhyrja, me protezën përfundimtare.

Proteza All-On-8
Të 8 protezat janë të përbëra nga 8 implante dentare për secilin hark dentar. Eshtë një procedurë optimale për pacientët që kanë humbur të paktën 80% të dhëmbëve të tyre natyralë. Implantet mbështesin një urë fikse (të përhershme) me 12-14 dhëmbë.
Para së gjithash implantet do të futen në nofull, me një protezë të përkohshme. Më pas bashkangjitet një urë dentare ose proteza e mbivendosjes së lëvizshme. Ndërhyrja zgjat nga 2 deri në 4 orë.

Protetika

× How can I help you?