
Pastrimi i Gurëzave
Largimi i pllakës dhe tartarit nga dhëmbët, kryhet me ultratinguj dhe me instrumente manuale gjatë seancës së pastrimit dhe vizitave periodike të kontrollit.
Lemimi i Rrënjëve
Kjo procedurë konsiston në lëmimin e sipërfaqeve të rrënjëve nën mishrat e dhëmbëve, duke lejuar që indi përreth të rivendoset përsëri në të dhe të rikthehet gjëndja e shëndetshme e gingivave.
OFERTË SPECIALE
Rezervo një vizitë falas!
Kirurgjia Periodontale
Eshtë zgjidhja e fundit për të trajtuar defektet kockore te thella (xhepat) ose për të kuruar zonat ku infeksioni është ende i pranishëm. Plani i trajtimit kirurgjik periodontal mund të përfshijë lëmimin e rrënjëve nëpërmjet kirurgjisë ose pastrimin e xhepave të thella duke kombinuar graftet sintetike kockore dhe membranat për rigjenerimin e kockave të humbur. Kontrolli i rregullt cdo 6 muaj ndihmon në parandalimin e ri te infeksionit.

Kirurgjia Plastike e Mishrave
Gingiva përbën kornizën e buzëqeshjes. Në të njëjtën mënyrë edhe bardhësia, forma dhe madhësia e harkut dentar mund të fitojnë vlerën e tyre estetike vetëm nëse shoqërohen nga një gingive e shëndetshme. Gingivat e fryra dhe te skuqura, defektet kockore të shkaktuara nga humbja e dhëmbëve sjellin nje estetike të shëmtuar. Sot ne mund të eleminojm ose të rregullojme shumicën e këtyre defekteve duke përdorur kirurgjine plastike gingivale.