Aparatet Fikse

Aparatet fikse fillojnë të vihen në moshën 12 vjeç dhe mund të përdoren tek të gjitha moshat adulte. Komponentët e aparatit përbëhen prej çeliku të cilësisë së lartë. Teknologjia e re ka bërë që braketat të jenë më të vogla dhe më të rehatshme se sa në të shkuarën. E rëndësishme është që mjeku juaj ortodont pas vendosjes së diagnozës të bëjë zgjedhjen më të mirë dhe më efikase për rastin tuaj. Kjo do të thotë që anomalia juaj të zgjidhet sa më mirë dhe me kohëzgjatjen minimale.

OFERTË SPECIALE

Rezervo një vizitë falas!

Dhëmbët në një aparat fiks ortodontik kanë nevojë për kujdes të veçantë. Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm kur hanë ushqime të forta, ngjitëse, krokante. Të mos përtypin stilolapsa, lapsa ose thonj, të cilat mund të dëmtojnë aparatin dhe si rezultat të zgjasin kohën e trajtimit. Ortodonti do të mësojnë pacientin se si të kujdeset për dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe aparatin gjatë trajtimit.

Suksesi trajtimit ortodontik kërkon një përpjekje të qëndrueshme dhe bashkëpunuese nga ana e pacientit dhe ortodontit. Për të përfunduar me sukses planin e trajtimit, pacienti duhet të jetë i kujdesshëm për të larë dhëmbët, për të mbajtur aparatin, për të shmangur ushqimet që mund të dëmtojnë aparatin dhe të ndjekë me përpikmeri cdo kontroll që do ketë të nevojshëm

ortodoncia (1)

Maskerinat Transparente Invisalign

Teknika Invisalignore ose sic njihet ndryshe si “e padukshme”, është një teknikë moderne ortodontike që lejon dhëmbët të lëvizin përmes një sërë maskerinash transparente dhe praktikisht të padukshme që i vendosni vetë.

Maskerinat ripozicionojnë gradualisht dhëmbët dhe mund t’i hiqni ato për të ngrënë, për të pastruar dhëmbët dhe për të përdorur fillin dentar. Kjo është një teknikë ortodontike që nuk ndikon në mënyrën e jetës së pacientit, pasi maskerinat janë të padukshme dhe nuk ka tela metalik që mund të irritojnë gojën.

Ortodoncia

× How can I help you?