
Implantologjia
Implanti dentar është një rrënjë artificiale e krijuar për të zëvendësuar atë natyror. Implantet dentare janë vida titaniumi që futen në nofull nëpërmjet procedurave kirurgjikale për të mbështetur dhëmbët artificialë. Nëqoftëse keni mungesë dhëmbësh, atëherë vendosja e një implanti mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Implantet ndryshojnë dukshëm cilësinë e jetës duke rikthyer funksionin përtypës ashtu si dhëmbët natyralë dhe duke ruajtur 100% estetikën e buzëqeshjes. Në ditët e sotme kjo pajisje mjekësore-kirurgjikale është shumë e përhapur sepse ka zëvendësuar pothuajse plotësisht protezat e lëvizshme ose siç quhen ndryshe, ura.
Për vendosjen e një implanti, fillimisht bëhet konsulta klinike ku shikohen shumë detaje vizive, më pas vazhdohet me marrjen e disa analiza sic është panoramex, analizat e gjakut etj. Si përfundim në bazë të anamnezës së pacientit vendoset mënyra e trajtimit me implant ose jo. Vendosja e një implani kërkon një kockë të shëndetshme. Eshtë e nevojshme një periudhe kohore prej 3 deri ne 6 muaj shërimi për të përfunduar bashkimin midis kockës dhe implantit gjatë së cilës mund të përdoret një protezë provizore, ku mjeku më pas do të ankorojë protezën definitive, të përgatitur nga laboratori dentar. Në raste shumë kritike, kur mungon kocka, vendoset të bëhet fillimisht një operacion për ngritjen e kockës me kockë sintetike biokompatibël, dhe më pas të vendoset implanti.
OFERTË SPECIALE
Rezervo një vizitë falas!
Vendosja e implantit bëhet ne dy faza:
Faza e parë: është ajo kirurgjikale ku vendoset implanti në kockën e gojës. Kjo ndodh nëpërmjet vidës së vogël të përbërë nga titani e cila vendoset në vendin aty ku mungon dhëmbi natyral. Ndërkohë që kocka shërohet ajo rrethon implantin duke u fiksuar më fortë në të. Procesi i shërimit mund të zgjasë 3—4 muaj në varësi të nofullës ku ndodhet.
Faza e dyte: është pjesa protetike. Pasi implanti është bërë njësh me kockën, një pjese lidhëse e quajtur abutment vidhoset në të. Kjo pjese lidhëse është përgjegjëse për mbajtjen e dhëmbit të porcelanit mbi implant. Për të bërë dhëmbin e ri, dentistit i duhet të marrë masën e dhëmbit të pacientit, e për të vijuar pjesën tjetër të proçedurës në laborator. Në fund dhëmbi i porcelanit fiksohet me vidë apo me ngjitje mbi abutment duke u siguruar juve një ngjashmëri perfekte me dhëmbet tuaj.

Rezeksion apikal
Është një nga procedurat kirurgjikale endodontike që aplikohet në raste kur trajtimi i kanalit rrënjësor nuk është i mjaftueshëm apo i përshtatshëm. Rezeksioni apikal është proces i eliminimit të majës së rrënjës, pastrimit të inflamacionit dhe indit kockor të prekur nga inflamacioni dhe proces i heqjes së kistes së formuar, i cili mund të aplikohet në të gjitha dhëmbët. Operacioni që kryhet me anestezi lokale zgjat rreth 30 minuta.